Aleatët e PD-së 1 orë takim me Metën, Mediu: Presidenti në të njëjtën gjatësi vale me ne

Shqipëria

Aleatët e PD-së 1 orë takim me Metën, Mediu: Presidenti në të njëjtën gjatësi vale me ne

Më: 30 prill 2019 Në ora: 12:24
Fatmir Mediu

Pesë kryetarët e partive të grupimit të qendrës së djathtë PR, LZHK, PPA, PBDNJ dhe PDK  dolën optimistë nga takimi me kreun e Shtetit Ilir Meta në Presidencë.

Takimi i kërkuar prej tyre zgjati përreth një orë. Në dalje nga Presidenca në emër të grupimit të djathtë të qendrës foli Fatmir Mediu, i cili tha se Presidenti është në të njëjtën gjatësi vale me shqetësimin e qytetarëve se situata është serioze.

Mediu: Dua të falenderoj Presidentin për një diskutim shumë të hapur në raport me kërkesën tonë. Besoj që ndajmë të njëjtin shqetësim që situata.Duhet të lexojmë qartë edhe mesazhet e samitit të djeshëm në Berlin. Presidenti në vlerësim të kërkesës sonë dhe qëndrimeve tona do të ndërmarrë veprime të tjera edhe me palët  e tjera politike. Presidenti është në të njëjtën valë me gjithë qytetarët shqiptarë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat