Gruaja 53-vjeçare në Memaliaj që u raportua se ishte gjetur pa jetë në banesën e saj nga familjarët është vrarë nga bashkëshorti.
Policia ka vënë në pranga Skënder Hoxhën.
63-vjeçari mësohet se ka pranuar autorësinë e krimit, duke pohuar para policisë se e kishte vrarë ai gruan e tij Antoneta Hoxha.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Vagalat, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.
Në trupin e viktimës u konstatuan dëmtime në kokë dhe në krah.
Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.