Pozicioni i Italisë, i qartë në favor të hapjes së negociatave

Shqipëria

Pozicioni i Italisë, i qartë në favor të hapjes së negociatave

Më: 30 prill 2019 Në ora: 14:02
Pamje nga takimi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një takim me senatorin italian Luciano D’Alfonso, anëtar i Komisionit parlamentar të Çështjeve Rajonale, njëherazi President i seksionit dy palësh të Grupit të Miqësisë Itali dhe vendet e Ballkanit.

Në fokus të këtij takimi ishte procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për këtë proces. Italia mbetet një prej mbështetësve kryesorë të këtij procesi dhe pozicioni i saj ka qenë i qartë në favor të hapjes sa më parë të negociatave.

“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se Italia mbetet një mbështetës kryesor i rrugës evropiane të Shqipërisë. Pozicioni i Italisë është shumë i qartë në favor të hapjes sa më shpejt të negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga njëra anë dhe Bashkimit Europian nga ana tjetër”, tha Balla.

Nga ana e tij senatori D’Alfonso u shpreh se Shqipëria ka ndërmarrë hapa seriozë dhe po punon në drejtim të agjendës evropiane dhe të integrimit drejt BE-së dhe u shpreh i keqardhur për vendimin e opozitës për braktisjen e Parlamentit.

“Më  vjen keq që bën lajm fakti që disa subjekte politike kanë vendosur që të ndërpresin këtë vullnet bashkëpunimi ashtu siç e kërkon demokracia. Duket sikur nuk ka një proporcionalisht midis sjelljes së zgjedhur dhe rëndësisë dhe sasisë së çështjeve. Në politikë, në institucione, në demokraci duhet të jemi gjithmonë në proporcionalisht. Në qoftë se ka një problem, merren masat dhe gjendet një zgjidhje. Italia shikon me shumë me vëmendje dhe me konsideratë të lartë punën që bën kjo elitë drejtuese kombëtare në drejtim të Evropës. Na intereson ky realitet i bashkëpunimit për të ndihmuar Evropën që të bëjë shumë më tepër se ajo çka është bërë deri më tani, mbi të gjitha mbas Brexit, e cila përfaqëson për ne një pikënisje të rëndësishme”, u shpreh senatori D’Alfonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat