Edi Rama refuzon të jetë Qytetar Nderi i Dibrës

Shqipëria

Edi Rama refuzon të jetë Qytetar Nderi i Dibrës

Më: 30 prill 2019 Në ora: 14:28
Edi Rama

Këshilli bashkiak Dibër shpalli Qytetar Nderi Edi Ramën për rrugen e Arbrit, e cila ende nuk eshte ndertuar.

Ka qënë Bashkia e Dibrës që ka propozuar për të shpallur qytetar nderi kryeministrin Edi Rama.

Dhe në mbledhjen e sotme që ka bërë këshilli bashkiak i qytetit kjo gjë është realizuar.

Por kreu i qeverisë e ka refuzuar titullin e ofruar me aq bujari nga këshilli bashkiak i Dibrës. Refuzimin e tij e ka bërë publik kryeministria duke thënë se Rama ishte kundër titujve honorifikë për politikanët në detyrë.

Tani presim raagimin e kashillit bashkiak Dibër.

Por meqë Rama e refuzoi titullin nga Dibra, i kujtojmë kryeministrit se vetem pak ditë me pare mori nje titull honorifik në Monte Carlo

Siç duket Edi Ramës nuk i pëlqen të jetë qyetar nderi në bashkitë e Shqipërisë, por i pëlqejnë vetëm lajkat nga të huajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat