Meta: E pamoralshme që disa ndërkombëtarë bëjnë sikur nuk i shohin problemet e reformës në drejtësi

Shqipëria

Meta: E pamoralshme që disa ndërkombëtarë bëjnë sikur nuk i shohin problemet e reformës në drejtësi

Më: 30 prill 2019 Në ora: 22:16
Ilir Meta

Kreu i Shtetit, Ilir Meta në një intervistë ekskluzive për RTV Ora foli edhe për qëndrimin e ndërkombëtarëve për situatën në vend. Presidenti tha se është e  pamoralshme që ndërkombëtarët përpiqen të justifikojnë problemet me të cilat është ndeshur zbatimi i reformës në drejtësi.

Beti Njuma: A nuk e shihni se ka një distancon të faktorit ndërkombëtar nga veprimet e opozitës?

Presidenti Meta: Unë nuk pres që dikush të vlerësojë veprimin e opozitës në drejtim të lënies së mandateve apo edhe përsa i takon çështjes së mosregjistrimit në zgjedhje. Këto unë i vlerësoj si qëndrime të papranueshme. Ashtu sikurse për mua është e pamoralshme të dëgjoj çdo lloj ndërkombëtari që përpiqet të justifikojë problemet serioze madhore me të cilat është ndeshur zbatimi i reformës në drejtësi, sepse po bëhen 3 vite. Të gjitha këto me faktin që kemi suksese të mëdha  dhe duke përdorur disa statistika të sipërfaqshme të procesit të vetingut. Kjo për mua është e papranueshme, sepse në asnjë vend demokratik, në asnjë vend të BE vendi nuk mund të qëndrojë 1 minutë pa Gjykatë Kushtetuese. Ky nuk është një standard që meritojnë qytetarët shqiptarë, nuk është një standard që demokracinë tonë dhe vendin tonë e ndihmon për të çelur shpejt negociatat me BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat