Klosi: Nuk shikoj asnjë ndryshim mes opozitës që iku dhe atyre që erdhën

Shqipëria

Klosi: Nuk shikoj asnjë ndryshim mes opozitës që iku dhe atyre që erdhën

Më: 30 prill 2019 Në ora: 22:22
Blendi Klosi

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Tempora”  deklaroi se kishte 20 vite në Parlament dhe nuk shikoj asnjë ndryshim mes atyre që ikën dhe atyre që vijnë

Klosi: Po them një gjë që ndoshta edhe nuk duhet ta them. Kam 20 vite në Parlament dhe nuk shikoj asnjë ndryshim mes atyre që ikën dhe atyre që vijnë. Marr shembullin e Rudinës. Ka folur tre herë para se të hynte në Parlament.  E njihte njeri? Ishte një njeri që kishte jetën e saj. Bënte jetën e saj profesionale, karrierën e saj. Tani vendosi të futej në politikë. U fut në politikë tani me lidershipin e saj po njihet më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat