Shabani tregon dy gjërat mbi të cilat mbijeton sistemi në Shqipëri

Shqipëria

Shabani tregon dy gjërat mbi të cilat mbijeton sistemi në Shqipëri

Më: 1 maj 2019 Në ora: 00:27
Endri Shabani

Analisti Endri Shabani në një lidhje telefonike në emisionin “Tempora” tregoi dy gjërat mbi të cilat funksionin sistemi në Shqipëri.

Pjesë nga biseda në studio:  

Shabani: Në Shqipëri nuk jetohet keq po të jesh pjesë e partive politike. Po të jesh i lidhur me këta ministra, deputetë mund të jetosh shumë mirë. Këta i vjedhin paratë, këta i menaxhojnë paratë. Këta i çojnë fëmijët jashtë. Është bërë një grup të cilët përfitojnë nga pushteti. Këta ja marrin pjesës tjetër. Prandaj themi ne që Shqipëria nuk është e varfër, por e vjedhur. Sepse këta e vjedhin.

Meço: Po të hysh tani në rrjete sociale, do të hsohësh njerëz që nuk përfitojnë asgjë nga këto vjedhje dhe po njëlloj ajnë militantë dhe po njëlloj të gatshëm të votojnë partinë e tyre.

Shabani: Nuk po flasim për viktimat. Nuk votojnë njerëzit, por ata që janë vendosur në korporata. Ky sistem mbijeton mbi dy gjëra: E para që asgjë nuk ndryshon dhe e dyta ne jemi të gjithë të këqinj mo. Ai mjeku është delenxhi, ai polici është hajdut, këta janë të gjith të këqinj, nuk ka më heronj. Kjo është edhe reminishencë e totalitarizmit që kemi pasur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat