30 qershori, Klosi: Masa që dita e zgjedhjeve dhe fushata të jetë e qetë

Shqipëria

30 qershori, Klosi: Masa që dita e zgjedhjeve dhe fushata të jetë e qetë

Më: 1 maj 2019 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

“Qeveria e ka për detyrë të menaxhojë situatën dhe garantojmë që do të marrim të gjitha masat që dita e zgjedhjeve dhe fushata zgjedhore të jetë e qetë”, theksoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i ftuar në një studio televizive.

I pyetur nëse ekziston rreziku i një konflikti civil, Klosi theksoi se do të merren të gjitha masat të garantohen zgjedhjet. “Kjo sa i përket gjërave që dimë. Sa i përket akteve kriminale mos më kërkoni mua të dëshmoj se çfarë do të bëjnë forcat e rendit, por ne civilët do të përpiqemi të administrojmë procesin zgjedhor. Jemi tashmë në fushatë”, tha ai.

I pyetur nga analistët në studion e “Ora News”, Klosi foli edhe për sistemin zgjedhor, që siç tha ai, e ka votuar parlamenti shqiptar me konsensus të  forcave politike. “Mund të kishte edhe një element plus. atëherë u diskutua shumë ne si PS e kërkuam, por nuk e pranoi PD. Të kishte edhe sistem me prim. Siç e ka edhe Italia apo Greqia. Ka ndryshuar sistemi, mos prit të ketë më mazhorancë të vetme, që të ket 51% të votave. Në 2017 ishte një votë pebishitare, për punën e mirë që kemi bërë, edhe unë si ministër i saj”, tha ai.

Duke u ndalur në punën e tij si ministër Mjedisi, ai ftoi analistët që të mos e bëjmë Shqipërinë një vend të ndotur. “Ndoshta është një vend i papastër, edhe është, por jo i ndotur dhe për këtë ju garantoj. Një vend i cili nuk prodhon ndotje është vendi i vetëm që ka energji 100% bio dhe është një vend që edhe në kohën që unë drejtoj këtë ministri, që prej 1 viti e gjymë kur ne e drejtojmë si PS këtë dikaster opinionin e njerzëve ta dëgjojmë dhe ta bëjmë pjesë të debatit tonë për shumë gjëra”, theksoi ai.

“Ju garantoj që edhe politika është me eksperiencë, mne rekorde performance. Unë përpiqem që aq sa jam në zyrë të bëj një gjë të mirë për vendin”, vijoi ministri.

“Po them një gjë që ndoshta edhe nuk duhet ta them. Kam 20 vite në Parlament dhe nuk shikoj asnjë ndryshim mes atyre që ikën dhe atyre që vijnë. Marr shembullin e Rudinës. Ka folur tre herë para se të hynte në Parlament.  E njihte njeri? Ishte një njeri që kishte jetën e saj. Bënte jetën e saj profesionale, karrierën e saj. Tani vendosi të futej në politikë. U fut në politikë tani me lidershipin e saj po njihet më shumë”, theksoi ai

“Qytetarët shqiptarë duhet të dëgjojnë që nëse ka shtyrje të negociatave për në shtator nuk ka të bëjë fare me problematikat tona. Ne duam të hyjmë në BE. Nuk kam dëgjuar një zë që dojë të kundërtën. Ju e keni një zyrtar që merret me këtë punë që është komisioneri Hahn dhe ai tha që jemi gati të japim një rekomandim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, përfundoi Klosi.  /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat