Basha në zyrën e Kryemadhit, çfarë po diskutohet?

Shqipëria

Basha në zyrën e Kryemadhit, çfarë po diskutohet?

Më: 1 maj 2019 Në ora: 10:52
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Takimi sapo ka nisur dhe po zhvillohet ne selinë e LSI-së dhe mendohet se kriza politika dhe aksioni i ardhshëm opozitar është në qendër të diskutimeve mes dy liderëve të opozitës.

Takimi vjen një ditë pas atij të Presidentit Ilir Meta me partitë opozitare të qendrës së djathtë, aleatë të PD-së, të cilët kërkuan një tryezë gjithëpërfshirëse politike për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Ndërkohë, kreu i PD-së Lulzim Basha ka artikuluar qartë se kushte të padiskutueshme mbeten largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nga ana e kryeministrit Rama është artikuluar se zgjedhjet do zhvillohen më 30 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat