Plagoset me thikë 57 vjeçari, arrestohet i dyshuari

Shqipëria

Plagoset me thikë 57 vjeçari, arrestohet i dyshuari

Më: 1 maj 2019 Në ora: 11:43
Foto ilustruese

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë G.K, pasi i njëjti kreu veprën penale ”Vrasje e mbetur në tentativë”.

Arrestimi i dorasit u bë pasi për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin N.K, 57 vjeçar, njofton Klan Kosova.

Siç shkruan Top Channel, viktima është banor i Fierit dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën të cilën e kreu G.K.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat