Anëtarësimi/ Bushati, pesimist: Pranimi në BE duket mjaft i largët

Shqipëria

Anëtarësimi/ Bushati, pesimist: Pranimi në BE duket mjaft i largët

Më: 1 maj 2019 Në ora: 11:46
Ditmir Bushati

Teksa kujton si nje arritje historike pas Luftes se Ftohte, 15 vjetorin e  zgjerimit të BE-së me 10 shtete, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk fsheh pesimizmin per situaten aktuale lidhur me zgjerimin e familjes evropiane.

Me nje shenim ne llogarine e tij ne Twitter, Bushati shkruan se tashmë pranimi i Ballkanit Perëndimor duket tepër i largët.

“Sot shënohet 15 vjetori i zgjerimit të “Big Bang” të #EU me 10 vende të #CEE. Një arritje historike pas Luftës së Ftohtë. 15 vjet më vonë, pranimi në BE i #Ballkanit Perendimor duket mjaft i largët, duke mos tejkaluar ende boshllëqet ekonomike dhe sociale. Punë e pa përfunduar!”, shkruan ai ne Tiwtter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat