1 Maji, Rama: Papunësia ka rënë! Askush s’bën dot kurrë sa ne

Shqipëria

1 Maji, Rama: Papunësia ka rënë! Askush s’bën dot kurrë sa ne

Më: 1 maj 2019 Në ora: 12:53
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me ditën ndërkombëtare të punëtorëve, 1 Maji.

Ai thotë se sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon.

Rama shton se papunësia ka rënë më shumë se 6% qysh nga momenti i marrjes së detyrës.

“Akoma shumë për të bërë, po askush s’ka bërë dhe s’bën dot kurrë sa ne. Krenar për PS”, shkruan Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat