Grabitja në Rinas, bankat konfirmojnë shumën e parave të zhdukura

Shqipëria

Grabitja në Rinas, bankat konfirmojnë shumën e parave të zhdukura

Më: 1 maj 2019 Në ora: 12:55
Rinas

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë përgjigjen zyrtare nga tre bankat e nivelit të dytë, paratë e të cilave u grabitën në aeroportin e Rinasit më 9 prill.

Kështu konfirmohet se shuma e marrë gjatë grabitjes është rreth 6 milionë euro, para të cilat do të nxirreshin jashtë vendit, drejt bankave të tjera.

Në këtë mënyrë marrin fund aludimet, pasi fillimisht u përfol për grabitjen e rreth 10 milionë eurove.

Grabitja e thasëve me para ndodhi pak para orës 15.00 të 9 prillit, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës. Gjithçka brenda një kohe shumë të shkurtër, kur një automjet dyshohet me pesë persona në bord, theu derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, dhe iu afrua me shpejtësi avionit të linjës “Austrian Airlines”, ku sapo ishin ngarkuar për t’u transferuar jashtë vendit, paratë e disa bankave.

Grabitësit hipën në barkun e avionit, në zonën e bagazheve, duke marrë prej andej sasitë e mëdha të parave.

Gjatë largimit nga aeroporti, ndërkohë që është dhënë alarmi për grabitjen, ata kanë hasur në një patrullë të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, me te cilët ka patur dhe një shkëmbim zjarri. Një prej grabitësve Admir Murataj, gjatë të shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë me një plumb në kokë.

Deri tani arrestuar për grabitjen gjashtë persona të dyshuar, Ragip Hajdini, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Oltian Veseli, Saimir Çela dhe Elton Pikli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat