Më shtrenjtë të studiosh në Francë, rriten tarifat për studentët shqiptarë

Shqipëria

Më shtrenjtë të studiosh në Francë, rriten tarifat për studentët shqiptarë

Më: 1 maj 2019 Në ora: 13:05
Për nivelin bachelor do të duhet të paguajnë rreth 2800 euro ndërsa për nivelin master 3800 euro

Të gjithë shqiptarët që duan të vazhdojnë studimet e larta në France, nisur nga ky vit do të kenë tarifa më të larta regjistrimi.

Për nivelin bachelor do të duhet të paguajnë rreth 2800 euro ndërsa për nivelin master 3800 euro.

Një vit më parë studentët shqiptarë paguanin 10 herë më pak, dhe po këta studentë nuk preken nga ndryshimi i tarifave pasi qeveria franceze do të mbulojë kostot e edukimit të tyre deri sa të mbarojnë programin e studimit. Por për studentët që kanë aplikuar në janar të 2019 tarifat ndryshojnë.

Rritja e tarifave parashikohet për të gjithë shtetet që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, ndërsa për vendet e BE-së, asgjë nuk ka ndryshuar.

Amelia është maturante në gjimnazin me orientim gjuhësor “Asim Vokshi”, dhe prej 3 vitesh përgatitet për të ndjekur studimet në degën e drejtësisë në Francë. Në janar ka dorëzuar aplikimin në 3 universitete franceze, por para procedurës së aplikimit u njoh me ndryshimin e tarifave të shkollimit, që duhet ta paguaj çdo vit.

“Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë vit tarifat janë rritur dhe nuk është një rritje e vogël, por goxha e madhe. Ishte një gjë që në fillim më bëri përshtypje sepse nuk ishte e vendosur e njëjtë për të gjithë studentët . por për studentët jashtë BE. Një rritje e menjëhershme që se kisha parashikuar , por që e kisha vendosur dhe vetë që do e provoja”, thotë Amelia Peqini, maturante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat