“1 Maji”, sindikatat heshtën; shqiptarët, punëtorët më pak të paguar

Shqipëria

“1 Maji”, sindikatat heshtën; shqiptarët, punëtorët më pak të paguar

Më: 1 maj 2019 Në ora: 15:07
Shqipëri

Dy grupimet më të mëdha të sindikatave në vend, Bashkim i Sindikatave  të Pavarura të Shqipërisë i Gëzim Kalasë dhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë e Kolë Nikollës, e bënë pushim “1 Majin”, të paktën nuk lajmëruan asnjë aktivitet publik.

Në 28 vite ekonomi tregu e lirë ,punëtorët në Shqipëri janë pothuajse të papërfaqësuar për të drejtat e tyre. Kjo ka dhënë efekte jo të vogla në kushte e punës dhe pagat e ulëta. Sipas INSTAT, në fund të vitit që shkoi, paga mesatare bruto arri 52 312 lekë, me rritje vjetore 3,4%,  por gjithsesi niveli më i ulët në rajon gjykon Fondi Monetar ndërkombëtar. Qytetarët thonë se niveli i pagave nuk është i kënaqshëm.

“Ku ka paga këtu. Nuk ka pagë fikse për pagën. Dhe atë ditë që punoj, e bëj në të zezë”, tha një qytetar.

Ndërsa një zonjë u shpreh se këtu nuk ka paga dhe se të rinjtë po largohen për këtë arsye.

“Unë jam inxhinier pyjore. Në kohën e xhaxhit, ka qenë e mirë se merrja 10 mijëe 700 lekë. Këtu paguhet një deputet pa shkollë dhe jo specialistët”, tha një tjetër qytetar.

Rreth 690 mijë të punësuar figuronin në regjistrin e tatimeve deri në mesin e 2018. Shifra ka luhatje të vogla kushtëzuar nga lëvizjet në tregun e punës. Paga mesatare në shtet është 63.276 lekë, ndërsa në privat 47.299 lekë. Më të pagurait në Shqiperi  janë ato që punojnë në aktivitete finaciare , me një pagë mesatare bruto prej 111.626  lekë, të ndjekur nga ligjvënësit dhe punonjësit e lartë shtetëror,  me 101.886 lekë në muaj. Specialistët me arsim të lartë, paguhen mesatarisht 70.032 lekë në muaj.

Hendeku është i madh me punëtorët e thjeshtë, të cilët kane një pagë mesatare n kufirin e poshtëm të pagës së tatueshme , me rreth 31 mijë lekë në muaj, kurse shitësit dhe sektori i ndertit janë po ashtu në nivele të ulëta me përkatësisht 38.235  lekë dhe 43.475 lekë në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat