Meta për 1 Maj: Duhen kushte më të mira për punëtorët

Shqipëria

Meta për 1 Maj: Duhen kushte më të mira për punëtorët

Më: 1 maj 2019 Në ora: 15:20
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta urimin e tij për 1 majin, e ka bërë me një thirrje për kushte më të mira pune. Meta ka vënë theksin se numri i të papunëve në Shqipëri është ende shumë i lartë, teksa theksoi se është detyrë e shtetit jo vetëm që të sigurojë vende pune, por edhe kushte më të mira.

Një vëmendje nw urimin e tij, u ka kushtuar edhe emigrantë shqiptarëve.

"Duke u uruar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve, ndaj sot shqetësimin me të gjithë punëtorët, të sektorit publik dhe të atij privat, për kushte më të mira e më dinjitoze pune dhe për respektim të legjislacionit, që garanton plotësisht të drejtat e tyre.

Me punën, mundin dhe energjinë e tyre, punëtorët kanë një kontribut thelbësor për zhvillimin, mirëqenien dhe përparimin e vendit. Por fatkeqësisht, Shqipëria ka ende një nivel të papranueshëm papunësie dhe vazhdon të vuajë largimin në emigrim të shumë punëtorëve, veçanërisht atyre të kualifikuar.

Është detyra e shtetit në radhë të parë të garantojë, jo vetëm hapjen e vendeve të reja, por edhe kushte më të mira pune, në mënyrë që kjo kategori vitale të ndërtojë të ardhmen dhe të kontribuojë këtu për zhvillimin ekonomik të familjes, shoqërisë dhe Shqipërisë. Një falënderim të veçantë kam sot dhe për të gjithë emigrantët shqiptarë, që me punë të ndershme kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme kundër varfërisë dhe zhvillimit të vendit në vitet e vështira të tranzicionit", tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat