Përse “1 Maji” është festë? Banorët e Tiranës: Traditë nga komunizmi

Shqipëria

Përse “1 Maji” është festë? Banorët e Tiranës: Traditë nga komunizmi

Më: 1 maj 2019 Në ora: 15:40

“1 Maji” i ka fillesat në Shtetet e Bashkuara, kur punëtorët e shfrytëzuar zhvilluan protesta të përgjakshme për të drejtat e tyre duke nisur nga reduktimi i orëve të punës në 8.

Megjithëse kanë kaluar mbi 100 vjet që atëherë, në Shqipëri gjendja e punëtoreve le për të dëshiruar. Kjo e nxitur edhe nga sindikatat që në vendin tonë janë thuajse inekzistente.

“1 Maji”  duhet të jetë ditë presioni dhe proteste, por ne na ka mbetur që nga koha e komunizmit që e festojmë”, përgjigjet një zotëri.

“Ne do të festojmë sot, sepse punojmë përgjigjet një çift. Duhet të protestohet si në gjithë botën”,  thotë një zotëri që tregon se merr 130 mije lekë pension, ndërsa një pensionist nga Kosova tregon se pensioni i tij shkon në 182 euro.

Punëtorët shqiptare janë më pak të paguarit në Europë, me pagë minimale që shkon në 260 mijë lekë të vjetra. Sipas Eurostatit shqiptaret punojnë 200 orë më shumë në vit se europianët, ndërsa informaliteti në tregun e punës është 30 %, qe do të thotë se 1 në 3  punonjës ose nuk i paguhen sigurimet, ose deklarohet pagë me e ulët se sa realja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat