Të ardhurat u rritën në 865 milionë euro në tre muajt e parë të 2019

Shqipëria

Të ardhurat u rritën në 865 milionë euro në tre muajt e parë të 2019

Më: 1 maj 2019 Në ora: 17:21
Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Treguesit fiskal gjatë 3 muajve të parë të vitit u rritën ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në 3 muajt e parë të vitit 2019 të ardhurat në total kapën shifrën rreth 108 miliardë lekë, ose 865 milionë euro.

Shifër kjo 2.6 miliardë lekë më shumë se në 3-mujorin e para të vitit të kaluar, ku u mblodhën 105.4 miliardë lekë.

Performancë pozitive ka pasur mbledhja e tatimit mbi fitimin në rreth 11.6 miliardë lekë nga 9.7 miliardë që janë mbledhur vitin e kaluar, tatimi mbi të ardhurat personale, ku janë mbledhur 9.4 miliardë lekë nga 8.5 miliardë lekë që u mblodhën në Mars 2018.

Rritja e të ardhurave mbështet konsolidimin fiskal të ekonomisë së vendit duke mbështetur rritjen ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat