Negociatat me BE-në, vendimi për Shqipërinë do merret në shtator

Shqipëria

Negociatat me BE-në, vendimi për Shqipërinë do merret në shtator

Më: 1 maj 2019 Në ora: 19:02
Ilustrim

Vendimi për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë do të merret në shtator.

Lajmin e ka bërë publik nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul, në një intervistë për Deutsche Welle.

Sipas tij, zgjedhjet për Parlamentin Europian e pamundësojnë shqyrtimin në kohë të progres-raportit, dhe për rrjedhojë vendimi nuk do merret në qershor.

“Ne jemi në pritje të rekomandimit të Komisionit të BE-së dhe ky do të na vijë pas zgjedhjeve evropiane. Prandaj, sipas gjasave, nuk do të jemi në gjendje që t’i organizojmë konstultat deri në qershor. Vendimi do të merret në shtator. Por parimisht u kemi thënë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor se janë pjesë e Evropës dhe se e kanë vendin në Bashkimin Evropian.

Dhe, nëse Shqipëria i përmbush kushtet për çeljen e negociatave, edhe ne do ta japim votën tonë pozitive në Bundestagun gjerman, duke i mundësuar qeverisë gjermane që të votojë në nivel europian|, ka thënë zyrtari gjerma.

Ndërsa sa i përket plotësimit të kushteve nga ana e Shqipërisë, ai ndalet në dy momente të rëndësishme, siç janë korrupsioni dhe shteti i së drejtës.

“Duhet të presim njëherë raportin e Komisionit të BE-së.  Unë këtë nuk e njoh. Duhet ta lexoj dhe të shoh situatën në vend. Unë konstatoj se bëhen përparime, por ka ende për të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës. Sot e kam të vështirë të jap një vendim. Prandaj them se duhet të ecet përpara. Kush dëshiron të hyjë në BE, duhet të afrohet me standardet europiane, dhe kjo nuk ka ndodhur ende në atë masën që ne e konsiderojmë të duhur. Por ka shumë shanse që të arrihet”, ka thënë Wadephul.

Një apel ka edhe për Partinë Demokratike, të cilën e fton të bëhet pjesë e proceseve zgjedhore.

“Nuk do të dëshiroja të ndërhyja në raportet personale të PD-së në Shqipëri. Por dëshiroj ta inkurajoj atë të marrë pjesë në proceset politike. Ne nuk mund ta sjellim Shqipërinë në Bashkimin Evropian nëse forcat pro-evropiane qofshin ato pro-Rama, qofshin pro-Basha,  janë në konflikt me njëra-tjetrën. Duhet bërë një afrim në një farë mënyre.

Sesi do të arrihet kjo, kjo do të vendoset në Shqipëri. Unë mund të them në drejtim të partisë simotër: mos u mbyllni përgjithmonë: Kush kalon portën për të dalë jashtë, duhet ta kalojë atë sërish për të hyrë brenda. Demokraci do të thotë komunikim, grindje, por edhe aftësi për kompromis. Pa kompromis nuk ka demokraci”.

Nënryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, inkurajon Kosovën dhe Serbinë të vijojnë dialogun. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat