Nesër bllokohen rrugët në 12 qarqe/ Basha: Do shpallim detyrat e qeverisë tranzitore

Shqipëria

Nesër bllokohen rrugët në 12 qarqe/ Basha: Do shpallim detyrat e qeverisë tranzitore

Më: 1 maj 2019 Në ora: 20:03
Lulzim Basha

Në kuadër të vendimit për të përshkallëzuar aksionin, opozita vendosi të zgjeroj hartën e bllokimit të rrugëve. Ndryshe nga një javë më parë, nga 5 akse kombëtare, rrugët që do të bllokohen janë 12, ndërsa ndryshim ka edhe në kohëzgjatje, nga 1 orë qarkullimi do të paralizohet 2 orë.

Detajet e aksionit kryedemokrati Basha i ndau me aleatët historik  pasditen e së mërkurës në selinë blu, ndërsa më herët ditën e nisi me një vizitë në zyrën e Monika Kryemadhit  në selinë e LSI.

“Në orën 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim, si një përshkallëzim i mosbindjes civile.  Paradite në orën 11:00 do të shpalosim bashkë me koalicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për të hapur rrugën e dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore.  ”- tha Lulzim Basha.   

Edhe pse mbështesin përshkallëzimin e qëndrimit, aleatët historik  të Bashës kërkojnë zgjidhje përmes dialogut, por kryedemokrati është kundër uljes në një tryezë me Ramën.

5 aleatët historik të Bashës i  kanë kërkuar Presidentit të thërrasë tryezën e partive, por përpjekja për të zgjidhur me dialog  krizën  politike  mesa duket  ka hasur në pengesën e parë brenda vetë radhëve të opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat