Finalizohet operacioni antikontrabandë, 6 të arrestuar

Shqipëria

Finalizohet operacioni antikontrabandë, 6 të arrestuar

Më: 1 maj 2019 Në ora: 20:24
Foto Ilustrim

Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga në kuadër të një operacioni të koduar “Transportuesi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkoder.
D.K., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
K.Sh., 44 vjeçe, banuese në Durrës.
I.N, 56 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
D. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.
M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës në aksin rrugor “Tuneli Elbasanit – Rrethrrotullimi Tegut” , me një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë, si veshje dhe produkte të tjera në vlerë të konsiderueshme.

Theksojmë se të gjithë personat e arrestuar janë subjekte tregtare me NIPT dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestruan mallra të ndryshme kontrabandë, si veshje të ndryshme për të gjitha moshat , parfume dhe barna mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera’ në bashkëpunim” dhe ” Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprime doganore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat