Hila: Shqiptarët janë dembelë, e kanë në gjak

Shqipëria

Hila: Shqiptarët janë dembelë, e kanë në gjak

Më: 1 maj 2019 Në ora: 23:45
Dritan Hila

Moderatori i emisionit “Arena” në RTV Ora, Dritan Hila u shpreh se shqiptarët janë dembelë dhe kjo është pasuar nga koha otomane.

Pjesë nga biseda në studio: 

Kristo: Shohim të rinj që grinden për hic mos gjë dhe janë të gatshëm ti nxjerrin sytë njeri-tjetrit, për muhabete kot. Por nuk ndodh kurrë që të kemi këtë nivelin e solidaritetit njerëzor përballë të keqes, përballë sëmundjes, përballë pamundësisë. Ka një stepie të studentëve. Të gjithë tonë sa lek do fitoj unë nga kjo gjë.  Janë bërë kapitalistë të paparë. 

Hila: Janë dembelë. Shqiptarët e kanë në gjak dembelizmin që nga koha automane. 

Kristo: Po të njëjtët shqiptarë në botë nuk qenkan dembelë. Shqiptarët në botë nuk janë dembelë në politikë sepse po konkurojnë në Evropë. Është çështja e motivimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat