Kristo: Komunikimi i kryeministrit është shumë i ulët. Opozita nuk po ngjall shpresë

Shqipëria

Kristo: Komunikimi i kryeministrit është shumë i ulët. Opozita nuk po ngjall shpresë

Më: 1 maj 2019 Në ora: 23:51
Erion Kristo

I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, pedagogu dhe aktivisti i njohur Erion Kristo ka thënë se niveli i komunikimit të kryeministrit Edi Rama është shumë i ulët. 

Sa i përket protestës së opozitës, Kristo ka thënë se ajo nuk po ngjall shpresë tek pjesa gri e shoqërisë.

Erion Kristo: Një sjellje tipike e kryeministrit të Shqipërisë është që sa herë qëndodh diçka, gjithë kohën komunikimi i tij është më kundërshtarin. Pra, gjithë ironia dhe hidhësia e tij shkon për kundërshtarin, falxhorja, dhe disa muhabete që nuk e di, edhe në tryeza bajate të njerëzve, në komunikimet më bajate të shoqërisë nuk e gjen këtë lloj komunikimi. Ka rënë tërësisht llogaridhënia kolektive. 

Deri më tani protesta e opozitës ka ngjallur shpresë brenda opozitës, dhe po t’i shikosh shifrat janë në rritje. Si duhet opozita mbaroi së qenëri fasadë, sepse deri dje ishte fasadë e qeverisë dhe tani është pozicionuar përballë. Kurse ende opozita nuk po ngjall shpresën tek pjesa gri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat