Parashikimi i motit, e enjte 2 maj 2019

Shqipëria

Parashikimi i motit, e enjte 2 maj 2019

Më: 2 maj 2019 Në ora: 07:00
Ilustrim

Kthjellime dhe vranësira dominojnë territorin, ku herë pas herë do të ketë zhvillim i tyre duke gjeneruar shira afat-shkurtër.

Pjesa e dytë e ditës përmirëson dukshëm kushtet e motit duke bërë që kthjellimet të jenë prezente në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat e tyre ditore nga 7°C deri në 24°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpëjtësine maksimale 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Për pasojë në brigjet detare krijohet dallgëzim 2 apo 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat