Zgjedhje pa Ramën Kryeministër, Opozita prezanton sot detyrat e qeverisë tranzitore

Shqipëria

Zgjedhje pa Ramën Kryeministër, Opozita prezanton sot detyrat e qeverisë tranzitore

Më: 2 maj 2019 Në ora: 09:14
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Paraditen e sotme në orën 11:00, Partia Demorkatike dhe aleatët e saj do të prezantojnë një program të detajuar se cilat do të jenë detyrat e qeverisë tranzitore, ku në thelb mbeten sigurimi i zgjedhjeve të lira.

Basha: Paradite në 11 do të shpalosim bashkë me kolicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ndërkohë po punojmë intensivisht për programet tona politikke, ekonomike, ofertën tonë për shqiptarët jo vetëm për ta nxjerrë vendin nga kriza por për tu dhënë siguritë, mundësitë për një jetë dinjitoze me mundësi për punësim dhe mirëqënie për të gjithë.

Të mërkurën  pas takimit në selinë e LSI-së me kryetaren e kësaj partie Monika Kryemadhi, Basha i dha edhe një herë përgjigje kërkesës së aleatëve të tij të qendrës së djathtë për tu ulur në dialog me kryeministrin Edi Rama.

Lulzim Basha: Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës së bashkuar dhe të koalicionit tonë politik, koalicionit më të madh, mazhorancës së re numerike, politike dhe morale të vendit. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për ti hapur rrugën dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore detyrat e të cilës do ti shpalosim nesër në 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat