Gjykata nuk beson se i vrari në Rinas është Admir Murataj: Na sillni testin e ADN-së

Shqipëria

Gjykata nuk beson se i vrari në Rinas është Admir Murataj: Na sillni testin e ADN-së

Më: 2 maj 2019 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Sot pritej që të pushohej çështja ndaj grabitësit të vrarë në Rinas të Shqipërisë, Admir Murataj, por gjykata nuk mendon kështu.

Gjykatësit kanë kërkuar prova nga prokuroria që të vërtetojë se i vrari në Rinas është pikërisht Admir Murataj dhe jo ndonjë tjetër.

Sipas gjykatës së Krimeve të Rënda, kjo do të vërtetohej përmes akt ekspertimit dhe testit të ADN-së që do t’i bëhej viktimës, të cilat nuk janë bërë ende për arsye të paqarta.

Nisur nga ky fakt, gjykatësit nuk kanë pranuar pushimin e çështjes ndaj Admir Muratajt për grabitjen e blindit në vitin 2017, për aq kohë sa prokuroria nuk vërteton saktësisht se i vdekuri në Rinas është ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat