Rama mbledh Asamblenë PS një ditë para protestës së madhe të opozitës

Shqipëria

Rama mbledh Asamblenë PS një ditë para protestës së madhe të opozitës

Më: 2 maj 2019 Në ora: 11:30
Edi Rama

Pas fjalimit publik kryeministri Edi Rama vijoi me dyer mbledhjen e grupit parlamentar ku do të diskutohet për kandidatët për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Rama porositi deputetët për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë dhe të mos influencojnë në zgjedhjet e kandidateve të partive të tjera.  

Po kështu këshilltarët nuk duhet të zgjidhen në bazë të lidhjeve fisnore apo miqësore me deputetët

Asambleja Kombëtare e PS-së është caktuar të mblidhet më 10 maj, një ditë para protestës së madhe që opozita ka parashikuar.

Ndryshe nga Kongresi i PS-së i cili u mbajt më 23 mars, një ditë pas protestës së opozitës së 22 marsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat