Basha dhe aleatët prezantojnë platformën për zgjedhje të lira e të ndershme: Vendi në kolaps

Shqipëria

Basha dhe aleatët prezantojnë platformën për zgjedhje të lira e të ndershme: Vendi në kolaps

Më: 2 maj 2019 Në ora: 11:50
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp për prezantimin e platformës për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, nuk ka kursyer akuzat ndaj qeverisë.

“Sot vendi është në kolaps, në kolaps të demokracisë. Ndodhet në kushtet ku nuk kemi Gjykatë kushtetuese të Lartë, jemi në kushtet e një kolapsi ekonomik e shoqëror.

Korrupsioni ka qenë bashkë shoqërues i shëmtuar i Shqipërisë. Kolapsi i ekonomisë ka sjellë nivele të mjerueshme si ato të Afrikës, 1 në 10 shqiptarë ushqehet një herë në ditë. Kjo për 2 arsye:

E para kjo qeveri nuk ka ardhur si produkt i votës së lirë, por si produkt i bashkëpunimit me krimin e organizuar.
E dyta ndryshe nga ç’parashikon ligji, këtu nuk ka asnjë instancë kontrolli legjitim, pushtet janë përqëndruar në një dorë. Institucionet janë të kapura”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat