Të rinjtë me Hipertension/ Mjekët: Stili i jetesës po sëmur moshat 11-19 vjeç

Shqipëria

Të rinjtë me Hipertension/ Mjekët: Stili i jetesës po sëmur moshat 11-19 vjeç

Më: 2 maj 2019 Në ora: 12:17
Foto

Ndonëse këmbanat e alarmit kanë nisur të bien fort për brezin që po rritet duket se ato bien në vesh të shurdhët. Në Shqipëri po rritet një brez i sëmurë fëmijësh.

Mjekët konfirmojnë se sot ka 15 vjeçar apo 11 vjeçar me hipertension tek të cilët më vonë shfaqen komplikacione jo të lehta.

Sipas studimit më të fundit të Institutit të shëndetit Publik 11% e grupmoshës nga 15 deri në 19 vjeç janë me hipertension. Dhe hipertensionin në këtë moshë mjekët e lidhin vetëm me stilin e jetesës dhe ushqimet që konsumojnë.

Kjo ka bërë që të nisin me hipertension në moshën 15 vjeç dhe të bëjnë infarkt në moshën 25 vjeç

Dhe jo vetëm ushqimet që konsumojnë, por edhe pijet energjike po shkatërrojnë shëndetin e fëmijëve.

Aktiviteti sportiv është jo vetëm masa parandaluese, por edhe ajo çfarë u sugjerohet rasteve të reja me hipertension pasi për të çuar në parametrat e duhur presionin arterial në moshat e reja nuk mund të përdoren medikamente.

Futboll , not, vrap apo sporte të tjera mjafton të mos bëhet jetë sedentare sugjerojnë mjekët duke i kërkuar si fillim prindërve e më pas mësuesve nëpër shkolla që orën e edukimit fizik të mos e neglizhojnë duke e konsideruar si orë pushimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat