Kush e vrau babanë tim? Vajza e Admir Murataj kërkon emrat e anëtarëve të grupit FNSH

Shqipëria

Kush e vrau babanë tim? Vajza e Admir Murataj kërkon emrat e anëtarëve të grupit FNSH

Më: 2 maj 2019 Në ora: 12:44
Admir Murataj, vendi ku eshte gjetur trupi

Kush e vrau babain tim? Vajza e Admir Murataj i kërkon prokurorisë të zbulojë autorët e vrasjes së babait të saj, i cili mbeti i vrarë më 9 prill 2019 gjatë shkëmbimit të zjarrit me FNSH-në teksa po largohej nga Rinasi me thasët me 6 milionë euro

Padia është depozituar nga vajza e Murataj pranë Prokurorisë së Shkalles se Pare per Krime te Renda Tiranë dhe mban datën 2 maj 2019.  Familja e Admir Murataj kërkon zgjerimin e hetimeve duke marrë të dyshuar edhe grupin e FNSh-se qe mori pjese ne aksion. Vetë avokati i familjes deklaroi për mediat se "ka dyshime të arsyeshme se Admir Murataj mund të jetë vrarë me dashje".

RTV Ora siguroi kërkesën e Irini Murataj e cila përfaqësohet nga avokati Arbër Hoxha. 

Lënda e padise: Kërkesë per zgjerimini e rrethit te personave nen hetim, duke marre si te dyshuar,per kryerjen e veprave penale « Shperdorim Detyre », « Vrasje me Dashje » ose « Vrasje e kryer ne kapercim e mbroties se nevojshme » parashikuar perkatesisht nga neni 248, 76,dhe 83 i Kodit Penal ; edhe punojesit e Policise  Shtetit konkretisht : F.N.SH. si grup i nderhyries dhe ndjekies se veprimeve, te personave te dyshuar per grabitien ku ne te cilen ka mbetur i vrare i ndjeri shtetasi Admir Murataj.

Kush e vrau Admir Murataj?

Ne kerkese kërkohet të merren si të dyshuar edhe grupi i FNSh-se. Gjithashtu vajza do te dije identitetin e grupit te FNSH qe moren pjese ne shkembimin e zjarrit 

"Marre shkas nga mekanizmi i vrasjes dhe shkaku i vdekjes ( vetem nje vrime tejshkuse ne koken e viktimes)jemi te mendimit qe rrethi i personave nen hetim duhet te zgjerohet duke marre si te dyshuar,per kryerjen e veprave penale  
«Shperdorim Detyre », « Vrasje me Dashje » ose « Vrasje e kryer ne kapercim e mbroties se nevojshme » parashikuar perkatesisht nga neni 248, 76,dhe 83 i Kodit Penal ; edhe punojesit e Policise  Shtetit konkretisht : F.N.SH. si grup i Nderhyrjes dhe ndjekjes se veprimeve, te personave te dyshuar per grabitjen, ne te cilen ka mbetur i vrare i ndjeri shtetasi Admir Murataj" thuhet në kërkesë.

"Cilet kane qene punonjesit e policise me gjeneralitet perkase antare te grupit te FNSH qe kane marre pjese ne shkembimin e zjarrit te pretenduar ne vjedhjen me arme  te ndodhur ne Rinas ne date 9 Prill 2019 ? A jane respektuar dispozitat perkatese te ligjit nr 72/2014 « per perdorimin e armeve te zjarrit » dhe akteve te tjera nenligjore nga antaret e grupit te FNSH te policise se shtetit?"

 Murataj duhej të ishte arrestuar dhe jo vrare

Sipas avokatit  policia duhet të bënte arrestimin e tij.

"Dyshojmë se Admir Murataj është qëlluar për t’u vrarë dhe këtë duhet ta zbulojë hetimi" tha më tej avokati.

Vijon gjyqi ndaj Murataj

Ndërkohë në Gjykatën e Krimeve të Rënda procesi ndaj Murataj vazhdon, pasi në mungesë të ekspertizës së vdekjes nga mjekësia ligjore gjykata shtyu për në 14 maj seancën për të vërtetuar se personi i vrarë është Admir Murataj.

Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

Ajo çfarë vihet re është se kerkesa ka gabime ortografike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat