Buxheti për strehimin rritet me 30%

Shqipëria

Buxheti për strehimin rritet me 30%

Më: 2 maj 2019 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Pas miratimit të ligjit për “strehimin social”, qeveria ka rritur buxhetin për të pastrehët me 30% më shumë për vitin 2019-ë, ndërsa vetë ligji detyron kompanitë private ndërtuese të japin donacione në bazë të volumit që ndërtojnë për kategorinë e të pastrehëve.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj kërkoi që vetë bashkitë të rritin përgjegjësinë që kanë ndaj kësaj shtrese, ndërsa tha se është vendosur si kusht që buxheti të transferojë fonde për to, vetëm nëse njësitë vendore financojnë 20% të projekteve të strehimit me të ardhurat e tyre.

“Çka kërkohet në vijim është rritja e përgjegjshmërisë së njësive, akordimi i fondeve nga niveli qëndror dhe kryesisht ai vendor. Për këtë arsye, këtë vit është vendosur se një nga kushtet për të përfituar fonde buxhetore është kontributi i jo më pak se 20 % të kostove të projekteve të mbulohet nga të ardhurat e vetë bashkive”.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj tha se duke filluar nga viti i ardhshëm, të gjitha pallatet e reja do të rezervojnë 3% të ndërtimit për llogari të fondit të banesave sociale në Tiranë.

Në total janë ndërtuar 1 138 aparatamente sociale me qira dhe 570 aparatamente në programin e banesave me kosto të ulët. Aktualisht buxheti i shtetit ndihmon 4000 familje për t’u subvencionuar interesat e kredisë për shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat