Kryemadhi nga rrethrrotullimi i Shqiponjës: Jemi gati të shkojmë deri në pikën e fundit ....

Shqipëria

Kryemadhi nga rrethrrotullimi i Shqiponjës: Jemi gati të shkojmë deri në pikën e fundit ....

Më: 2 maj 2019 Në ora: 18:27
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhet në këto momente në rreth rrotullimin e bllokuar të Shqiponjës në Tiranës/

Në fjalën e saj para protestuesve dhe medias, Kryemadhi tha se do të provojnë çdo formë për të rrëzuar Ramën nga një pushtet që e ka mban në kundërshtim me vullnetin e popullit të tij.

“Kjo është një protestë për ta kthyer edhe vetë Partinë Socialiste në shinat e socialdemokracisë së vërtetë.   

Përshkallëzimi nuk është mirë as për Partinë as për Parlamentin, as për shqiptarët.

Këta nuk kanë filluar të kuptojnë se mosbindja civile e vërtetë nuk ka filluar ende.

Ajo që them unë është se opozota nuk ka ndërmend pushtimin e godinave dhe të rrugëbe, por të pushtojmë mendjen e shqiptarëve.

Ne duhet tu japim shqiptarëve një vend më të mirë për të jetuar.

Të shembim këtë sistem të kalbur që ka shkatëtrruar çdo ndjenjë për të ndërtuar të ardhmen, por edhe atë pak që ka mbetur nga historia.

Ne do të bëjmë çdo lloj proteste politikë për të sensibilizuar shqipatrët,

Jemi këtu për të shkuar edhe në pikën e fundit të gjakut për ti thënë Ramës që nuk e merr dot peng këtë vend”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat