Opozita proteston, Braçe: As bezdisje minimale nuk ka

Shqipëria

Opozita proteston, Braçe: As bezdisje minimale nuk ka

Më: 2 maj 2019 Në ora: 19:57
Erion Braçe

Ndërkohë që opozita po zhvillon protesta në të gjithë qarqet e vendit, zv/kryeminsitri Erion Braçe, publikon foto të turistëve në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Braçe shkruan se “ndërkohë që Kryemadhi dhe Basha kanë zënë rrugët, në kryeqytet turistët këmbehen me njëri-tjetrin”, ndërsa shton se jo vetëm që nuk ka revoltë, “por as edhe bezdisje”.

Postimi i plotë:

#TIRANALIVE

JETON, PUNON, BEN EKONOMI!

Nderkohe qe, Lylzim Basha, Monika Kryemadhi dhe nga nje grusht militantesh te partive te tyre qe duan pushtet, kane zene rruget, me qellimin e shpikjes se “revoltes popullore”; Ne #Tirane, ne #Bulevard, dhjetera grupe #turistesh, kembehen me njeri tjetrin dhe, JANE SHUME, SHUME, nga kudo, prej Azise ne Evrope! Revolte jo e jo, po as bezdisje minimale nuk ka! #LERETIRANENTEJETOJE #MOSBLLOKOEKONOMINE #MOSBLLOKOPUNENENJEREZVE.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat