Mosbindja Civile/ Basha nga Elbasani: Asnjë hap pas, betejë në çdo qytet e fshat

Shqipëria

Mosbindja Civile/ Basha nga Elbasani: Asnjë hap pas, betejë në çdo qytet e fshat

Më: 2 maj 2019 Në ora: 20:09
Pamje nga protesta

Gjatë protestës në Elbasan, kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se, nuk ka rrugë tjetër për daljen nga kriza përveç se garantimit të zgjedhjeve  përmes një qeverie tranzitore.

 “Zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Rrugën e çlirimit nga krimi dhe korrupsioni dhe ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Europa. Rezistenca shembullore në Elbasan, Vlorë, Shkodër, Kukës, Korçë, Tiranë e Lezhë tregon se ndërgjegjësimi i qytetarëve për të marrë fatet e vendit në dorë, se nuk k tjetër Zot në këtë vend, është garancia se kauza jonë do të ketë vetëm një përfundim: largimin e klikës, largimin e Ramës, zgjedhje të ndershme dhe fitoren e Shqipërisë”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati lnjoftoi edhe një herë protestën e madhe para kryeministrisë, që do të mbahet më 11 maj.

“Në më pak se 3 muaj do të kemi protestën e 4-rt. Nuk ka kauzë më të drejtë se kjo që luftojmë sot. Beteja do të vazhdojë. Do të luftojmë në çdo shesh, çdo rrugëm, çdo qytet e çdo fshat. Armata e lirisë e demokracisë është në këmbë, për të mos bërë asnjë hap pas por vetëm para drejt fitores”, shtoi kreu i opozitës.

Kreu i PD, Lulzim Basha nga Elbasani tha se nuk do të ketë asnjë hap pas, por vetëm para. Mesazhi i Shqipërisë së bashkuar, tha Basha, është i qartë, Rama ik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat