Cakaj mbron Ramën: Nuk i kërkoi Haradinajt heqjen e taksës

Shqipëria

Cakaj mbron Ramën: Nuk i kërkoi Haradinajt heqjen e taksës

Më: 2 maj 2019 Në ora: 22:26
Gent Cakaj

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, tregoi në “Open” se çfarë është diskutuar në Samitin e Berlinit në lidhje me taksën e Kosovës ndaj Serbisë dhe sqaroi debatin e ditëve të fundit mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij kosovar, Ramush Haradinaj.

“Çfarë ka thënë Rama në sqarimin e tij është 100% e vërtetë. Në Berlin nuk ka pasur kërkesë për heqje të taksës, por pezullim të taksës. Pezullimi është diskutuar në kushte të veçanta. 4-6 muaj të hiqet për t’i dhënë shans fillimit të dialogut. Kjo kërkesë nuk është shtruar zyrtarisht madje. Ishte këmbim informal pikëpamjesh”, deklaroi Cakaj.

“Gjykimi për taksën është bërë në sesionin informal së pari, dhe e dyta bëhej fjalë për pezullim të taksës, jo heqje”, shtoi Cakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat