Ekstradohet nga Greqia i shpalluri në kërkim ndërkombëtar për vrasje

Shqipëria

Ekstradohet nga Greqia i shpalluri në kërkim ndërkombëtar për vrasje

Më: 2 maj 2019 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Greqia ka ekstraduar në Shqipëri një 40 vjecar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëetar.

Ai akuzohej për vrasje me dashje të mbetur në tentative të një shtetasi në Gjadër të Lezhës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015.

Ja njoftimi i policisë

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dyshuar për veprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur ne tentativë".

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar K. S., 40 vjeç, banues në Lezhë.

Shtetasi, K. S. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur ne tentativë" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Shtetasi K. S. më datë 17.04.2015, rreth ores 10:30, në Gjadër, Lezhë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. R.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina u bë e mundur kapja e këtij shtetasi duke u finalizuar me ekstradimin e tij në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat