Nurellari: Sulmet ndaj Cakajt, të ulëta. Familja e tij, e djegur nga serbët

Shqipëria

Nurellari: Sulmet ndaj Cakajt, të ulëta. Familja e tij, e djegur nga serbët

Më: 2 maj 2019 Në ora: 22:59
Nurellari përmendi familjarët e Cakajt si persekutuar nga ana e Serbisë, ndaj akuzat për tradhtar janë mjaft të pabaza.

Politologu Adri Nurellari, në një lidhje direkte nga Prishtina për emisionin Open, tha sulmet ndaj ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj kanë qenë të uleta dhe të panevojshme.

Nurellari përmendi familjarët e Cakajt si persekutuar nga ana e Serbisë, ndaj akuzat për tradhtar janë mjaft të pabaza.

Gjithashtu, analisti i njohur tha se Rama nuk ka pasur një rol në çështjen e Kosovës apo të dialogut me Serbinë.

Sipas tij, konflikti mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt ka nisur herët dhe në qendër të vëmendjes është më shumë shkëmbimi i territoreve dhe çështja e liberalizimit të vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat