Elisa Spiropali kritikon keq Haradinajn: Burrë që nxjerr llafet….

Shqipëria

Elisa Spiropali kritikon keq Haradinajn: Burrë që nxjerr llafet….

Më: 2 maj 2019 Në ora: 23:32
Elisa Spiropali

Ministrja për Mardhenien me Parlamentin Elisa Spiropali i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, pas replikës së këtij të fundit me Ramën.

E ftuar në Abc News, Spiropali është shprehur se ajo është grua dhe i qëndron fjalës dhe jo burrë që nxjerr bisedat, duke iu kundërpërgjigjur kështu Haradinajt, i cili tha pas Samitit të Berlinit se Rama e Thaçi i kishin bërë presion që të hiqte taksën.

‘Unë nuk jam burrë që nxjerr llafet e bisedave, jam një grua që i qëndroj fjalëve. Janë burrat që në traditën tonë ballkanike nxjerrin fjalët që diskutohen’, u shpreh ministrja.

E pyetur nga gazetarja Milori nëse kjo kishte lidhje me kryeministrin e Kosovës, Spiropali as nuk e pohoi, por as nuk e mohoi një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat