Cakaj: Askush nuk është duke e mbështetur shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Shqipëria

Cakaj: Askush nuk është duke e mbështetur shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 23:39
Gent Cakaj

I ftuar në një studio televizive, Cakaj theksoi se, “shkëmbimi i kufijve në rajon përjashton në mënyrë kategorike, sepse janë në shpërputhje me frymën e kooperimit rajonal, me pozicionin politik të BE dhe qëndrimin e SHBA-së”.
Ai nënvizoi se, “të gjithë pjesëmarrësit në takim e Berlinit kanë folur, disa e kanë përjashtuar këtë ide. Kjo ide është diskutuar në kuadër të këmbimit të pikëpamjeve pa pasur një qëndrim final zyrtar për këtë çëshjte dhe deklarata e samitit është publike”.
Cakaj tha se “tema e bashkimit kombëtar, është një temë komplet tjetër nga tema e korrigjimit të kufijve midis Kosovë dhe Serbisë”.
“Koncepti i bashkimit kombëtar në vetvete përmban një varg variacionesh dhe është diskutuar në kontekste të ndryshme. Ne ishim duke folur për marrëveshjen midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë. As unë, as Kryeministri Edi Rama nuk kemi dhënë asnjë deklaratë në mbështetje të korigjimit të kufijve, as të shkëmbimit të territoreve”, – deklaroi ai.
As unë, dhe as Kryeministri Rama nuk jemi as pjesë e delegacionit të Kosovës në negociata, nuk jemi as nënshkrues të mundshëm të marrëveshjes dhe nuk jemi as deputetë të Kuvendit të Kosovës, që në fund duhet të votojmë, shpjegoi ministri Cakaj.
Ndërsa nënvizoi se, burime nga takimi kanë qenë të angazhuara për prodhim të dizinfomimit publik, pothuajse asgjë që është komunikuar në publik nuk ka ndodhur në takimin e Berlinit, theksoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat