Pikat e qeverisë tranzitore, Gjoni: Do duhen dy mandate për tu zbatuar

Shqipëria

Pikat e qeverisë tranzitore, Gjoni: Do duhen dy mandate për tu zbatuar

Më: 3 maj 2019 Në ora: 07:16
Edlira Gjoni

Gazetarja Edila Gjoni tha se detyrat e qeverisë tranzitore të prezantuara nga PD janë të njëjta me ato që PS thoshte kur ishte në opozitë. E ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Gjoni u shpreh se do të duhen dy mandate që ato të zbatohen.

Edlira Gjoni: Më thoni çfarë ndryshimi kanë të gjithë këto kërkesa nga kërkesat "hap kutitë ose largohu" që është bërë në 2009, 2011,të gjitha protestat e PS. Çfarë ndryshimi kanë pasur nga këto pika që ngre sot PD?! Janë ekzaktësisht të njëjtat probleme të mbartura që të dyja palët me ardhjen në pushtet i injorojnë dhe opozita krejt papritur kupton që këto janë problemet më të mëdhaja të sistemeve të sotme. Që të gjitha janë të bëshme. Për momentin topin e ka në dorë PS, këto nuk janë gjëra që mund ti bëjë opozita, si kundër nuk i bënte dot PS kur thoshte "hap kutitë ose largohu".

Beti Njuma: Këto 10 pika a mund të realizohen brenda mandatit të një qeverie tranzitore ?

Edlira Gjoni: Unë do thoja që do të duhej një qeveri me dy mandate që këto të vihen në zbatim. Puna është që PS e kaloi mesin e mandatit të dytë dhe akoma pikat që ka ngritur PD janë problematike. Ky është viti i 6 i PS në pushtet dhe këto pika kanë qenë problematike në kohën kur PD ka qenë në pushtet. Prandaj nuk zgjidhen dot. Një problematike që nuk është mbartur për 28 vjet nuk zgjidhet dot për një qeveri tranzitore disa javore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat