Apeli drithërues nga katër jetimë në Kukës!Të harruar mes maleve pa asnjë shpresë

Shqipëria

Apeli drithërues nga katër jetimë në Kukës!Të harruar mes maleve pa asnjë shpresë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 08:03
Pamje nga videoja

Pas vdekjes së babait, Fatjoni 13 vjeç, Lionda 8 vjeçe, Klesa 11 vjeçe dhe Mislimi 2 vjeç janë në mëshirë të fatit. Fëmijët duhet të ecin çdo ditë 2 orë për të shkuar në shkollë. 

Te rrezikuar nga rruga e vështirë e cila ndodhet në shpat mali, si edhe nga kafshët e egra që janë në pyll; për ta jeta është një sfidë e cila po i mposht. 

Familja ndodhet në kushte të mjerueshme dhe në varfëri ekstreme në fshatin Tejmollë në qarkun e Kukësit. Të braktisur dhe të izoluar nga çdo gjë, familja ka nevojë urgjente për ndihmën tonë. Nisim fushatën për një shtëpi të re për të strehuar katër fëmijët dhe Shkurten, e cila dhe ajo është azmatike e ka nevojë për mjekim. 

Të bëhemi bashkë të gjithë për t'ja lehtësuar sadopak dhimbjen! 

Një share/shpërdarje e këtij postimi ndihmon më shumë se mund ta mendoni.

GoFundMe: https://www.gofundme.com/fundjavendryshealbania

PayPal & Credit Cards:  https://ffn.al/en/donate-2/

Numrat e llogarisë : 
Fondacioni Fundjavë Ndryshe  
Raiffeisen Bank

SWIFT CODE - SGSBALTX

0011184027 - ALL - AL76202110130000000011184027 
0021184027 -EUR - AL61202110130000000021184027 
0031184027 -USD - AL46202110130000000031184027

“Bamirësia nuk të varfëron” 
#fundjavendryshe✅

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat