Shahini: Së shpejti miratohet paketa me ndryshime në Kodin Penal - Bota Sot
Shahini: Së shpejti miratohet paketa me ndryshime në Kodin Penal

Shqipëria

Shahini: Së shpejti miratohet paketa me ndryshime në Kodin Penal

Më: 3 maj 2019 Në ora: 09:58
Besa Shahini

Qeveria po punon për paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal për rastet e dhunës ndaj mësuesve, mjekëve, policëve dhe kujtdo punonjësi tjetër që mundohet t’i shërbejë qytetarëve me punën e tij.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini bëri të ditur se paketa e re e ndryshimeve do të votohet në seancën plenare të radhës. Ajo solli në vëmendje një rast të ndodhur disa ditë më parë, ku një prind goditi mësuesin e fëmijës së tij.

“Para pak ditësh një prind ka goditur mësuesin e fëmijës së tij. Arsyet nuk janë të rëndësishme sepse nuk ka asnjë arsye që kjo të ndodhë! Për rastet e dhunës si ky apo ato ndaj mjekëve, policëve dhe kujtdo punonjësi tjetër që mundohet t’i shërbejë qytetarëve me punën e tij, kemi nisur paketën e re të ndryshimeve në kodin penal, e cila do të votohet në seancën plenare të radhës.Qëllimi është që dënimi të jetë i përshtatshëm dhe të shërbejë si parandalues i akteve pa sens të dhunës”, thotë Shahini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...