Ekspertiza mjekoligjore konfirmon: Viktima në Tapizë është Admir Murataj

Shqipëria

Ekspertiza mjekoligjore konfirmon: Viktima në Tapizë është Admir Murataj

Më: 3 maj 2019 Në ora: 11:00
Foto

Ekspertiza mjeko-ligjore ka dorëzuar aktin e vdekjes së Admir Murataj në Prokurori.

Sipas ekspertizës, Murataj është vrarë nga një plumb dhe  se gjurmët e gishtave të viktimës tek ura e Tapizës korrespondojnë me atë të Admir Muratajt.

Një ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda shty seancën gjyqësore për një 14 maj për shkak të mungesës së aktit të vdekjes.

Seancën e ardhshme pritet pushimi i hetimit për Murataj.

Gjykata gjithashtu i ka kërkuar Komisariatit të Vorës të bëjë kërkime dhe të sjellë informacione në lidhje me Murataj, ndërkohë në Gjendjen Civile në Tropojë nuk është bërë akoma ç'regjistrimi.

Kujtojmë se Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat