Gjykata e lë në burg, 63-vjeçari tregon pse e vrau gruan me levë

Shqipëria

Gjykata e lë në burg, 63-vjeçari tregon pse e vrau gruan me levë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 11:48
Foto

"Jam penduar, por e vrava se më tradhëtonte". Këto kanë qenë fjalët e Skënder Hoxhës para trupës gjykuese të Krimeve të Rënda në Tiranë ku doli sot për vlerësimin e masës së sigurisë.

63-vjeçari Hoxha nën akuzë për vrasjen me levë të bashkëshortes së tij Antonetës 53-vjeçe mësohet se ka deklaruar në gjykatë se bashkëshortja e tradhëtonte.

"Ditën që e vrava sa hyra në shtëpi, i dashuri u hodh nga dritarja. Jam penduar por ajo më tradhëtonte" ka deklaruar ai.

Në përfundim gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg".

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Valagat të Memaliajt ditën e fundit të muajit prill.

Antoneta Hoxha u vra me mjete të forta nga bashkëshorti i saj, Skënder Hoxha. Ky i fundit, fillimisht mohoi të ishte autori, por gjatë marrjes në pyetje në policinë lokale rrëfeu se e kishte vrarë gruan pas një konflikti familjar.

Burimet thanë se fillimisht ata debatuan verbalisht dhe në atë kohë, 63-vjeçari e ka qëlluar bashkëshorten me levë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat