Kartat e reja të ID, Ministria e Brendshme: Aplikoni përpara dhjetorit

Shqipëria

Kartat e reja të ID, Ministria e Brendshme: Aplikoni përpara dhjetorit

Më: 3 maj 2019 Në ora: 14:23
Foto

Për të shmangur radhët e gjata në sportele, zv. ministrja e Brendshmë kërkon nga qytetarët të cilëve u skadon apo i kanë në proces skadimi kartat e identiteteti, të aplikojnë sa më parë për një të re. Kjo, sipas saj, për të shmangur radhët e gjata në dhjetor, kur është edhe afati i fundit për të aplikuar.

Ministria e Brendshmë apelon qytetarët që të fillojnë të aplikojnë për kartat e reja të identitetit dhe të mos presin dhjetorin, për të shmangur fluksin.

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, tha se kohët e fundit është vënë re një ulje e numrit të aplikuesve për karta identiteti, pas shtyrjes së afatit në fund të vitit.

Voda: Kemi vënë re një ulje të fluksit të kartave të identitetit kohët e fundit, kjo ndoshta dhe për shkak të vendimit të qeverisë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë. I bëjmë thirrje qytetarëve të vinë dhe të aplikojnë, të mos e lënë për në momentin e fundit, për në dhjetor, pasi do të ketë një fluks tjetër të madh, lëshimi i pasaportave biometrike. Kjo do të vështirësojë pajisjen me karta identiteti.

Deklaratat u bënë gjatë inspektimit të zyrave të aplikimit për kartat e identitetit në Njësinë Administrative Nr. 8 e 9 në kryeqytet.

Ndërkohë, vendimi për të shtyrë në fund të vitit aplikimet për ID të re, erdhi pas krijimit të radhëve të gjata në sportele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat