Bushati: Bashkimi Europian, domosdoshmëri për Shqipërinë

Shqipëria

Bushati: Bashkimi Europian, domosdoshmëri për Shqipërinë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 14:42
Ditmir Bushati

Paqja në Ballkan dhe paqja në Europë ishte workshopi i dytë i organizuar nga Qendra për Studime Europiane e Universitetit "Epoka". Të pranishëm ishin edhe figura politike dhe akademike, të cilët nënvizuan sfidat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Paqja në Ballkan dhe paqja në Europë, një faktor tejet i rëndësishëm për shoqërinë dhe vendin tonë, ishte temë e workshopit të dytë të organizuar nga Qendra për Studime Europiane e Universitetit "Epoka".

Nën një rreth akademik me përfaqësues politik, ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha se BE për Shqipërinë është domosdoshmëri, por problematikë mbetet mosgjetja e gjuhës së përbashkët.

Bushati: Për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kjo është një domosdoshmëri, në radhë të parë sa i përket tejkalimit të sfidave.

Ilir Deda, deputet i Kosovës, tha se tërheqja e SHBA-së nga Ballkani Perëndimor ka çuar në krizë.

Ilir Deda: Ne jemi mësuar në Ballkan që të shkojmë nëpër Perëndim dhe të flasim gjëra të tilla, por ky duhet të bëhet debati i yni.

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, Lisen Bashkurti, theksoi se ëorkshope të tilla janë tejet më rëndësi për njohjen e probleme të brendshme.

Lisen Bashkurti: Rolin dhe kontributin që duhet të japin arsimi, kultura, shkenca, shoqëria civile dhe media për të investuar në një paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat