Vokshi: Liria e shtypit, zemra e demokracisë

Shqipëria

Vokshi: Liria e shtypit, zemra e demokracisë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 20:18
Albana Vokshi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, deklaroi sot se “referuar Indeksit të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, mbi 80% e gazetarëve në Shqipëri nuk kanë siguri për të ardhmen e tyre”.

Në një deklaratë në ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Vokshi tha se “Shqipëria humbi 7 vende dhe në raport klasifikohet problematike për lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve”.

“Si në vendet autoritare, kryeministri kërcënon gazetarët duke i fyer, përndjekur dhe kërcënuar me padi gjyqësore. Sot, diktatori i medias hesht për lirinë e shtypit, sepse i ka ditët e numëruara”, tha Vokshi.

Sipas saj, liria e shtypit është zemra e demokracisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat