‘Liria e shtypit në gijotinë’, Berisha: Rama, urrejtje patologjike ndaj gazetarëve

Shqipëria

‘Liria e shtypit në gijotinë’, Berisha: Rama, urrejtje patologjike ndaj gazetarëve

Më: 3 maj 2019 Në ora: 21:18
Sali Berisha

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka reaguar ish – Kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale z. Berisha ka dënuar dhunën, terrorin verbal dhe fizik që Kryeministri Rama dhe horrat e narkoshtetit, sic u shpreh Berisha, po ushtrojnë me urrejtje patologjike ndaj gazetarëve.

Vetëm në një muaj, thotë Berisha, janë dhunuar 7 gazetarë në Shqipëri, më shumë se në të gjitha vendet e Europës të marra së bashku.

Ja reagimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha  

Sot dita e shtypit te lire!

SOS ne Shqiperi, liria e shtypit ne gijotine!

Te dashur miq, sot eshte nje dite e rendesishme per gazetaret, shtypin, lirine e fjales por edhe per te gjithe individet dhe mbare shoqerite qe besojne dhe vleresojne lirine dhe vlerat e saj.

Sot eshte nje dite solidarizimi, mirenjohje dhe nderimi per te gjithe ata gazetare, te cilet me kurajo te madhe, integritet profesional mbrojne me lajmet, raportimet, editorialet, komentet, analizat e tyre interesin publik pavaresisht nga presionet, rreziqet, kercenimet, keqtrajtimet si ne asnje vend tjeter te Europes qe ushtrohen ndaj tyre nga kreu narkoshtetit, Edvin Kristaq Meduza, nje goxille e fjales se lire, dhe narko qeveritareve, narkozyrtareve dhe banditeve te tjere te narkoshtetit dhe regjimit te kakistokracise.

Sot gjithashtu le te denojme ne me ashpersine me te madhe dhunen, terrorin verbal dhe fizik qe personalisht kreu i meduzes me horrat e narkoshtetit te tij ushtrojne me nje urrejtje patologjike ndaj gazetareve. Po rikujtoj ketu se vetem ne harkun kohor nje mujor jane dhunuar nga fallangat e gangstereve zyrtar te narkoshtetit shtate gazetare, me shume se ne mbare vendet e kontinentit te marra se bashku.

Ndaj te dashur miq le t’iu bejme thirrje ne OSBE ne Vjene, Keshillit te Europes, Komisionit te Helsinkit te Kongresit te SHBA, Komisionit te te Drejtave te Njeriut te Parlamentit Europian, Human Right Ëatch, Amnisty International, Reportereve pa Kufij te nderhyne me urgjence me te madhe per ndalimin e dhunes dhe terrorit te eger qe bastardi i xhelateve hoxhist dhe rregjimi i tij i kakistokracise ushtron ndaj gazetareve, mediave dhe lirise se tyre. sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat