Bardhi: Shqiptarët duhet të ndihen të trembur nëse BE pranon kërkesën e Holandës

Shqipëria

Bardhi: Shqiptarët duhet të ndihen të trembur nëse BE pranon kërkesën e Holandës

Më: 4 maj 2019 Në ora: 06:24
Gazmend Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi gjatë takimit me anëtarët më të rinj të Partisë Demokratike, nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe partisë që ai drejton.  Bardhi tha që shqiptarët duhet të ndihen të trembur nëse Bashkimi Europian pranon kërkesën e Holandës për të rikthyer vizat.

“Pjesëmarrja e krimit të organizuar në zgjedhje ka ndodhur në zgjedhjet e organizuara nga PS.  Mesazhi që kemi dhënë deri më tani ka qenë që nuk mund të vazhdohet më kështu. Ky model qeverisës duhet të marrë fund. Jam shumë i lumtur që shoh të rinj që duan të angazhohen politikisht.

Sot, kemi më shumë të papunë, të rinj që largohen dhe kjo është një  fatkeqësi kombëtare që i ka ndodhur vendit. Të gjithë bashkë, për aq kohë sa kemi qenë në pushtet, kemi treguar që PD bën vetëm hapa para. Sot, shqiptarët duhet të ndihen të trembur nëse BE pranon kërkesën e Holandës, për rikthimin e vizave. Prandaj miqtë e mi duhet jo vetëm të vijojmë jo vetëm rrugën që kemi nisur, por do duhet që më shumë energji dhe forcë t’i japim zë aksionit qytetar. Pushtetin do ta marrin me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi edhe shumicë morale.”-u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat