Shqipëri, gjatë prillit u mbyllën mesatarisht 33 biznese në ditë - Bota Sot
Shqipëri, gjatë prillit u mbyllën mesatarisht 33 biznese në ditë

Shqipëria

Shqipëri, gjatë prillit u mbyllën mesatarisht 33 biznese në ditë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 08:21
Ilustrim

4 mijë e 300 subjekte kanë kaluar në status pasiv në Shqipëri gjatë periudhës janar - prill të këtij viti.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Tatimeve  rezulton se ka një rritje me rreth 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, të bizneseve që aplikojnë për të mbyllur aktivitetin.

Prej vitit 91 rezulton se në vend kanë kaluar në statusin pasiv 120 mijë subjekte. Kryesisht janë subjekte në sektorin e tregtisë.

Kryeqyteti mban peshën kryesore të ndjekur nga Durrësi.

Biznesi i vogël është më i prekuri nga kjo situatë një fakt ky që është konstatuar edhe në një vrojtim të Bankës së Shqipërisë.

Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH ishte një tjetër kosto e shtuar për këto subjekte, madje Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit theksoi se futja e bizneseve deri në 2 mln në TVSH nuk ishte zgjidhje pasi rriti kostot për këto subjekte, por edhe për administratën tatimore.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Tatimeve rezulton se muaji janar ishte me nivelin më të lartë të subjekteve që kanë aplikuar për të kaluar në status pasiv.

Biznese me status pasiv

Janar –prill  2019       4300 subjekte

Janar-prill 2018      3930 subjekte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...